Gripi akoma i pranishëm tek qytetarët e Maqedonisë

Maqedonia

Gripi akoma i pranishëm tek qytetarët e Maqedonisë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 00:28
Ilustrim

Gripi dhe ftohja e kanë vërshuar lidhjen telefonike “Alo mjek”. Në javë mbi 1500 qytetarë paraqiten për këshilla, çfarë ilaçe të përdorin, që sa më lehtë të shërohen. Shumica e thirrjeve kanë qenë për ngritje të temperaturave, ndërsa ndihmë nga mjekët kanë kërkuar nënat e fëmijëve të sëmurë dhe të moshuarit.

Ditëve të fundit edhe Ndihma e Shpejtë ka pasur interenim tek personat me komplikime nga viruset e gripit dhe të njëjtit i kanë transferuar në spitalet më të afërta.

“Personat më shumë telefonojnë për ngritje të temperaturave, por edhe për komplikime me frymëmarrjen tek fëmijët. Të rriturit më shpesh kërkojnë ndihmë edhe në orët e natës. Mjekësia ndonjëherë ndihmon, por duhet edhe kohë që virusi të kalojë”, deklaroi Marina Sotirovska, mjeke në Ndihmën e Shpjetë në Shkup.

Zyrtatisht këtë sezon në Maqedoni janë regjistruar rreth 25 mijë të sëmurë nga gripi, por mjekët dyshojnë se kjo shifër është më e madhe për 2 deri në 3 herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat