LSDM: Do të sigurojmë shërbime mjekësore pa pagesë për të gjithë qytetarët

Maqedonia

LSDM: Do të sigurojmë shërbime mjekësore pa pagesë për të gjithë qytetarët

Më: 15 janar 2017 Në ora: 11:34
LSDM

LSDM-ja përsëri ka premtuar se do të sigurojë për gjithë qytetarët e Maqedonisë shërbime mjekësore pa pagesë. Nga LSDM-ja thonë se do të lirohen nga pagesat e shërbimeve mjekësore të gjithë qytetarët që janë të siguruar në Fondin për Sigurim Shëndetësor.

“Çdo qytetarë i cili do të ketë nevojë për shërim në spital, do të ketë mundësi të shërohet pa u brengosur se a do të ketë para të paguajë ose jo. Shteti do t’i mbulojë harxhimet mjekësore të qytetarëve. Përderisa funksionarët nga qeveria në largim mejkohen në klinika private në kushte luksuze, njerëzit vdesin në oborret e Shëndet Publik për shkak se nuk mund të vijnë në rradhë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat