OBRM-PDUKM: LSDM-ja dhe Soros janë armiqtë e gazetarisë së pavarur dhe sektorit qytetarë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja dhe Soros janë armiqtë e gazetarisë së pavarur dhe sektorit qytetarë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 12:27
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja ka akuzuar partinë opozitare LSDM-në, se ata janë armiqtë e gazetarisë së pavarur dhe iniciativave qytetare në Maqedoni. Nga OBRM-PDUKM thonë se me paratë e George Soros, LSDM-ja ka arritur t’i korruptojë gazetarët dhe mediat, të cilët tani e kryejnë punën pa asnjë problem në shërbim të LSDM-së.

“LSDM dhe Soros janë armiqtë më të mëdhenj të gazetarisë së pavarur dhe iniciativave qytetare në Maqedoni. LSDM dhe Soros me anë sistemit të granteve kanë korruptuar gazetarët dhe mediat, duke krijuar kështu robot të cilët e kryejnë punën në shërbim të LSDM-së pa problem. LSDM dhe Soros janë të angazhuar për ta rrënuar demokracinë në vend, përmes sulmeve direkte ndaj lirisë së mediave”, thuhet mes tjerash në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat