BEG: Normalizohet shpërndarja e nxemjes qendrore, shfrytëzuesit t’i mbrojnë instalimet e brendshme

Maqedonia

BEG: Normalizohet shpërndarja e nxemjes qendrore, shfrytëzuesit t’i mbrojnë instalimet e brendshme

Më: 15 janar 2017 Në ora: 15:06
Ilustrim

Nga “Balkan Energy Group” informojnë se shpërndarja e ngrohjes qendrore po zhvillohet pa defekte serioze dhe konsumatorët po furnizohen me ngrohje sipas nevojave të tyre ditore.

Në periudhën e kaluar të temperaturave ekstreme të ulëta, pati defekte në instalimet e brendshme të ngrohjes qendrore me çka disa shfrytëzues mbetën pa ngrohje.

“Arsyet për defekte në nxemjen qendrore kanë qenë temperaturat e ulëta, me çka ka sjellur deri te ngrirja e disa pjesëve të instalimit të cilat kanë qenë të ekspozuara jashtë dhe nuk kanë qenë të mbuluara”, deklarojnë nga “Balkan Energy Group”.

Nga “Balkan Energy Group” bëjnë apel të mos çkyçen radiatorët e ngrohjes në dhoma që janë të ekspozuara ndaj temperaturave negative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat