Maleski: OBRM-PDUKM-ja duhet ta dorëzojë pushtetin

Maqedonia

Maleski: OBRM-PDUKM-ja duhet ta dorëzojë pushtetin

Më: 15 janar 2017 Në ora: 16:43
Ish ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Denko Maleski

Ish ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Denko Maleski, vlerëson se OBRM-PDUKM-ja duhet ta dorëzojë pushtetin shumicës së partive të cilët janë për zbatimin e reformave urgjente dhe zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale. Në një intervistë për Alsat-M, Maleski nuk përjashton mundësinë për tensione të nxitura nga OBRM-PDUKM-ja për shkak se janë të përfshirë fate personale të politikanëve.

“Në secilën politikë në çdo kohë, transferimi i Qeverisë është periudha më delikate e politikës në një shoqëri. Sipas meje, do të vijë deri te transferimi i Qeverisë sepse ka elemente që i bashkojnë një grup partishë por është e mundur që për këtë të ketë mospajtim me partinë në pushtet OBRM-PDUKM dhe këtu situata të tensionohet”, deklaroi Maleski.

Ndërsa sa i përket platformës së përbashkët të partive shqiptare Maleski, tha se partitë shqiptare e shfrytëzuan këtë moment që t’i tregojnë pakënaqësitë e tyre dhe në këtë kuptim kjo është plotësisht legjitime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat