Reagon Komuna Qendër ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Reagon Komuna Qendër ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së

Më: 15 janar 2017 Në ora: 17:02
Komuna Qendër

Komuna Qendër sot pasdite përmes një komunikate ka reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së, sipas të cilave Andrej Zhernovski nuk ka realizuar projekte në interes të qytetarëve, ka harxhuar para të komunës dhe i ka fshehur problemet reale. Nga kjo komunë thonë se të gjitha projektet të cilat i kanë premtuar i kanë realizuar.

“Kopshte dhe shkolla në komunë kanë filluar të ndërtohen për herë të parë me ardhje të udhëheqësisë aktuale. Kjo udhëheqësi ëdhë e para, pas 13 viteve qeverisje të OBRM-PDUKM-së në Qendër e cila filloe të brengoset për problemet reale të qytetarëve, duke ndërtuar 42 kopshte të reja. Në ndërtim e sipër është edhe ndërtimi i shkollës së re, së pari herë pas 47 viteve. Vetëm në tre vitet e fundit janë asfaltuar dy herë më shumë rrugë se dy mandatet e OBRM-PDUKM. Qytetarët e dinë mirë se çfarë bëri OBRM-PDUKM-ja në Qendër”, thuhet në reagimin e Komunës Qendër në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat