Milloshoski: LSDM-ja nuk ju jep prioritet interesave kombëtare dhe vullnetit të qytetarëve

Maqedonia

Milloshoski: LSDM-ja nuk ju jep prioritet interesave kombëtare dhe vullnetit të qytetarëve

Më: 15 janar 2017 Në ora: 17:55
Antonio Milloshoski

Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM, heshtjen e LSDM-së ndaj platformës së përbashkët të partive shqiptare e vlerëson se LSDM-ja nuk ju jep përparësi interesave kombëtare, Kushtetutës dhe vullnetit të qytetarëve. Sipas tij, LSDM-ja përgatitet për kalkulime për hyrje në Qeveri, me çka sipas tij, tregojnë sjelljen e tyre të vërtetë.

“Ne jemi të qartë dhe transparent. Ajo që nuk është e pranueshme për ne, ne e themi. Ka të drejtë që çdo qytetarë ta dijë se kujt i’a ka dhënë votën. Për momentin medoj se shumë qytetarë të cilët i’a kanë dhënë mbështetjen LSDM-së, nuk e dijnë pozicionin e saj për disa çështje kyçe”, theksoi Milloshoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat