Zhbllokohet rruga Manastir – Resnjë

Maqedonia

Zhbllokohet rruga Manastir – Resnjë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 19:26
Ilustrim

Aksi rrugorë Manastir-Resnjë prej orës 17:00 është i kalueshëm për komunikacion. LAMM njofton se rruga e vetme e bllokuar mbetet ajo Makedonski Brod-fshati Zdunje në të cilën gravitojnë 11 fshatra.

Ndërsa komunikacioni në gjithë rrugët tjera të shtetit po zhvillohet në kushte dimërore, në korosi të lagura dhe në mbetje të borës. Borë e dobët gjatë ditës së sotme është paraqitur në Kodrën e Diellit.

Intenziteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë rrugëve të qyteteve është i qetë, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat