Zbatohet ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda në disa akse rrugore në Maqedoni

Maqedonia

Zbatohet ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda në disa akse rrugore në Maqedoni

Më: 16 janar 2017 Në ora: 10:00
Ilustrim

Për shkak të të reshurave të dendura të dëborës, në Maqedoni edhe sot është zbatuar ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda në disa drejtime rrugore të vendit.

Ndalesa është zbatuar për në Pletvar, si edhe në magjistralen Gostivar – Ohër, në Strazhë dhe Presekë.

Edhe në rrugën Mavrovë – Dibër është zbatuar ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda. Drejtimi rrugor Brodi Maqedonas – Zdunjë, ku gravitojnë 11 fshatra nuk është i kalueshëm me të gjitha llojet e automjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat