Të enjten është ditë jo pune për besimtarët ortodoks të Maqedonisë

Maqedonia

Të enjten është ditë jo pune për besimtarët ortodoks të Maqedonisë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 11:58
Pamje nga Shkupi

Ministria për punë dhe politika sociale njofton se këtë të enjte është ditë jo pune, por vetëm për besimtarët ortodoks të vendit, pasi që është festë e tyre fetare.

Më 19 janar është Dita e Ujit të Shenjtë, ose siç njihet edhe si Dita e hedhjes së kryqit. Qytetarët e besimit ortodoks mblidhen në afërsi të ndonjë rrjedhe lumi, apo liqen dhe presin hedhjen e kryqit nga ana e peshkopëve. Më pas qytetarët e mbledhur hidhen në ujë për të kapur kryqin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat