Bie besueshmëria në tregtinë me pakicë në Maqedoni

Maqedonia

Bie besueshmëria në tregtinë me pakicë në Maqedoni

Më: 16 janar 2017 Në ora: 13:56
Ilustrim

Indeksi i besueshmërinë në tregtinë me pakicë në tremujorin e fundit të vitit 2016 në Maqeëdoni është ulur për 0.2%, krahasuar me tremujorin paraprak.

Ky indeks është rritur për 1.6%, krahsuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015. Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) bën të ditur se gjendja ekonomike e subjekteve afariste në tremujorin e katërt të vitit 2016 është më e volitshme në krahasuar me tremujorin paraprak, por edhe me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar 2015.

Çmimet shitëse në tremujorin e katërt të vitit 2016 janë rritur minimalisht krahasuar me tremujorin paraprak, kurse pritshmëritë janë se çmimet do të rriten në tre muajt që vijnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat