Vetëm 10 raste pranoi Gjykata e arbitrazhit në Maqedoni në vitin 2016

Maqedonia

Vetëm 10 raste pranoi Gjykata e arbitrazhit në Maqedoni në vitin 2016

Më: 16 janar 2017 Në ora: 15:12
Ilustrim

Prirjet dhe mosdija, respektivisht informimi i pamjaftueshëm janë arsyet kyçe për shkak të cilave, në Maqedoni ende është i vogël numri i kontesteve që zgjidhen me arbitrazh

Kjo u tha në konferencën për shtyp të kryetarit të Gjykatës së përhershme të arbitrazhit pranë Odës ekonomike të Maqedonisë, Goran Rafajllovski. Ai bëri të ditur se në vitin që kaloi, gjithsej 10 raste janë pranuar në këtë gjykatë, 8 nga të cilët janë zgjidhur, kurse 2 janë në procedurë e sipër.

Rafajllovski sqaroi se kjo gjykatë ka një kapacitet prej 10% të trajtimit të lëndëve që pranohen brenda një viti. Ai shtoi se arbitrazha, si mundësi tjetër e gjykatave, është mjaft profesianale, e pavarur dhe punon vetëm në të mirë të afaristëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat