Reagon Komuna e Strugës ndaj qëndrimeve të TV Kanal 5

Maqedonia

Reagon Komuna e Strugës ndaj qëndrimeve të TV Kanal 5

Më: 16 janar 2017 Në ora: 16:20
Komuna e Strugës

Komuna e Strugës reagon ashpër ndaj qëndrimeve gati raciste të televizonit Kanal 5.

‘Së pari, po bëhen 4 vite që ftesave tona për ndjekjen e ngjarjeve dhe shqetësimeve në Strugë, ku preken shqiptarët dhe maqedonasit bashkë, ju i refuzoni. Qe 4 vite ju jeni sjellur si megafon i qeverisë, ndërsa sot si ato që derdhin lot krokodili për qeverinë në ikje.

Si ka mundësi që 4 vite radhazi thirrjet tona për mbulimin e harxhimeve për ngrohjen e nxënësve nga qeveria ashtu si në vende tjera, ju nuk e keni bërë publike ? Pse reagimet tona lidhur me ndërtimin e pishinave olimpike, teatrove, sallës së konferencave në Ohër dhe lënien pas dore të pishinës në Strugë ju nuk e keni bërë publike? Si ka mundësi, që nuk ju shqetëson fakti se prej 3 vitesh e më tepër Strugës i merren para nga buxheti, ku shuma ka arritur deri në 2.5 milionë euro gjithsej. Si ka mundësi që nuk keni bërë publike, se në Stacionin Policor – Strugë nuk ka as 20 % të punësuar shqiptar, ndërkohë që përbëjnë mbi 65 % të popullatës?! Si nuk ju shqetëson fakti se në sektorin rajonal për punë të brendshme – Ohër, ku përfshihen Struga, Ohri, Dibra, Kërçova nuk ka asnjë post drejtues shqiptar?! Pse nuk publikoni listën e koncesionerëve të liqenit, Drinit të Zi, të gjahut, të sigurimit të drurit për ngrohje ku të gjithë janë maqedonas?! Pse nuk thoni se shrati i Drinit të Zi, edhe pse në kompetencë të ELEM, një firmë ku 99.9% të të punësuarve janë maqedonas, shkatërrohet dhe lihet pas dore?!’, thuhet ndër të tjera nga Komuna e Strugës.

Përveç shumë pyetjeve të tjera nga Komuna, thonë se, e ftojmë Kanal 5 që të bëjë një emision për Strugën, me ç‘rast qysh tani e konfirmojmë paraprakisht pjesëmarrjen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat