ASHMAA bën thirrje që të ndërpriten ofendimet ndaj gazetarëve

Maqedonia

ASHMAA bën thirrje që të ndërpriten ofendimet ndaj gazetarëve

Më: 16 janar 2017 Në ora: 17:12
Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale njoftoi sot njoftoi në një deklaratë e cila bën thirrje që të ndërpriten fyerjet ndaj gazetarëve.

“Televizioni Star e informoi Agjencinë se korrespondenten e televizionit, në rrjetin social Facebook është quajtur “gazetare lavire” nga një zyrtar publik. Agjencia dënon të gjitha format e poshtërimit dhe abuzimit verbal ndaj gazetarëve dhe bën thirrje që të respektohet dinjiteti i profesionit të gazetarisë dhe dinjiteti i profesionistëve të medias”, thonë nga Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale.

Bëhet fjalë për rastin e disa ditë më parë, kur kryetari i Berovës, Dragi Naxhinski në Facebook ka fyer gazetaren e TV Star, Daniela Taqeva. Ajo ka thënë se do ta padisë për ofendimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat