Poposki: Soros të ndalojë destabilizimin e Maqedonisë

Maqedonia

Poposki: Soros të ndalojë destabilizimin e Maqedonisë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 17:26
Nikolla Popovski, ministër i Punëve të Jashtme

Nikolla Popovski, ministër i Punëve të Jashtme në një intervistë për “La Verita” italiane vuri në dukje se Maqedonia dëshiron të jetë pjesë e BE dhe Nato si dhe dënon ndërhyrjen e George Soros për të cilin thotë se “jep miliona për organizatat joqeveritare që të bëjnë politikë të fshehur në favor të partive që janë të orientuara në të majta”.

‘Tani do të tregojmë se jemi një shtet stabil dhe se qëllimi ynë është të bëhemi antare të NATOS dhe BE-së , ne jemi një shtet i vogël andaj mardhëniet me Europën duam ti kemi stabile. Kur je jashtë koalicioneve të mëdha dhe kur je shtet i vogel shumë shpejtë bie nën ndikim të faktorëve të jashtëm. Tani këtë stabilitet e kemi kështu që unë jam i sigurt se ndikimet e huaja do të dobësohen. Kur qeveria ra në vitin 2015 ka pasur shumë presion nga lojtarët e huaj ndërkombëtar por edhe nga shërbimet e huaja sekrete. Pa marr parasyshë fondacionet të cilata akoma ushtrojnë presion ndaj shoqërive civile në Maqedoni, ka thënë zv.kryeministri Poposki në intervistën e tij për “La Verita.

Qëndrim kategorik se Maqedonia dëshiron të jetë pjesë e BE dhe Nato si dhe kritika kundër organizatave të George Soros për të cilin thotë se jep miliona për organizatat joqeveritare që të bëjnë politikë të fshehur në favor të partive që janë të orientuara në të majta, thekson më tej Poposki. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat