OBRM-PDUKM: Shqetësuese gjendjet me borën e papastruar nëpër rrugët në Qendër

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Shqetësuese gjendjet me borën e papastruar nëpër rrugët në Qendër

Më: 16 janar 2017 Në ora: 19:27
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja sot e akuzoi kryetarin e komunës Qendër Andrej Zhernovski për problemet me borën e papastruar nëpër rrugët nën kompetencë të komunës së tij.

“Zhernovskit askush nuk mundet t’ia prishë pushimin dimëror në hotelet elitare në Bullgari, as problemet komunale në Komunën Qendër, as problemet me borën e papastruar nëpër rrugët nën kompetencë të komunës së tij, as harxhimet skandaloze të parave nga buxheti i komunës”, deklaroi Jordan Ristevski, këshilltar nga OBRM-PDUKM-ja në Komunën Qendër.

Ai i bëri thirrje për përgjegjësi Zhernovskit për shpenzim të papërgjegjshëm të të hollave komunale.

“Në qoftë se Komuna Qendër nuk shpenzontze 1,2 milionë euro për rirregullim të dy rrugicave në gjatësi prej 370 metra, mundeshte që në mënyrë të përgatitur ta presë borën në dimër. Qytetarët e Qendrës e parë joseriozitetin dhe papërgjegjshmërinë e Zhernovskit. Qytetarët e Qendër në vepër po e shohin paaftësinë e kryetarit të komunës Qendër që të ballafaqohet me nevojat dhe problemet e tyre”, tha Ristevski. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat