Komuna Qendër: Të gjitha lagjet janë pastruar

Maqedonia

Komuna Qendër: Të gjitha lagjet janë pastruar

Më: 16 janar 2017 Në ora: 19:59
Ilustrim

Shërbimi i Komunës Qendër prej orës 6:00 sot në mëngjes janë në terren me tërë makinerinë dhe vetëm sot janë hedhur 55 tonë kripë nëpër rrugët e Komunës, theksohet në reagimin e komunës në akuzat e OBRM-PDUKM-së se rrugët janë të papastruara në komunën Qendër.

Nga komuna informojnë se të gjitha lagjet më të afërta dhe më të largëta janë pastruar.

“Janë pastruar edhe rrugët në vendet më të larta në Vodno dhe Kërnjev, si dhe Maxhir Mëhalla. Xhiroja e fundit e shërbimeve është bërë në orën 15:30 dhe situata në të gjitha rrugët është mirë”, theksohet në reagimin nga komuna Qendër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat