LAMM: Këto rrugë janë të mbyllura për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese

Maqedonia

LAMM: Këto rrugë janë të mbyllura për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese

Më: 16 janar 2017 Në ora: 21:06
Ilustrim

Aksi Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë sonte nga ora 18:30 është mbyllur për qarkullim për automjete të rënda transportuese.

Nga LAMM-ja informojnë se aksi Makedonski Brod – fshati Zdunje në të cilin gravitojnë 11 fshatra, nuk është i kalueshëm për çfarëdo lloj qarkullimi.

Qarkullimi në të gjithë rrugët shtetërore po zhvillohet me vështirësi, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës nëpër rrugë, pas intervenimit të ekipeve të “Rrugët e Maqedonisë”. Reshje nga bora me intensitet të ndryshueshëm po vërehen në Tetovë, Shtip, Negotinë, Demir Kapi, Udovë, Petrovec, Kulla dhe në qafat malore Strazhë dhe Gjavatë.

Nga LAMM-ja rekomandojnë vozitje jashtëzakonisht të vëmendshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në trafik. Nëpër grykat malore është e mundur paraqitja më e shpeshtë e rrëshqitjeve të dheut. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat