Qytetarët e Maqedonisë janë për anëtarësim në NATO, por vetëm si Republika e Maqedonisë

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë janë për anëtarësim në NATO, por vetëm si Republika e Maqedonisë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 21:37
NATO

Qytetarët e Maqedonisë edhe më tej janë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, edhe atë (61.5%), por kur çështja do të vendoset në kushte të pranimit nën referencën IRJM ose në ndryshimin e emrit, atëherë mbështetja për anëtarësim të tillë ndjeshëm bie. Ajo çka është interesante në anketën e ‘MKD-së‘ e realizuar në bashkëpunim me agjencinë ‘Brima-s’, është ideja për neutralitet të Maqedonisë, nënbarazi e pranuar edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët.

Në pyetjen ‘a do të përkrahnit ose jo që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s?’, 61.5% nga të anketuarit janë përgjigjur për ‘po’, ndërsa 26.1% janë kundër. Nëse shihet nga aspekti etnik i të anketuarve, 55.2% nga maqedonasit janë për ‘po’ dhe 32% janë për jo, ndërkaq shqiptarët 77.4% janë përgjigjur me ‘po’, kurse 13.2% kanë thënë ‘jo’.

Në pyetjen që nëse do të pranonit që Maqedonia të anëtarësohet në NATO nën referencën IRJM, mbështetja bie-34.9% nga të anketuarit janë ‘për’, ndërkaq kundër janë 41.9%. Kundër çfarëdolloj të anëtarësimit në NATO janë 10.8%. Edhe këtu nëse shihet nga aspekti etnik, 73.5% e shqiptarëve të anketuar, nuk e kanë problem që Maqedonia të pranohet në NATO me referencën IRJM, kurse vetëm 18.6% e maqedonasve kanë dhënë përgjigje pozitive për anëtarësim në NATO.

Edhe më i madh është dallimi kur bëhet fjalëm kushti për ndërrimin e emrit të shtetit. Për anëtarësim të tillë vetëm 27.4% e të pyeturve pajtohen, kurse 51.3%, janë kundër. 68.9% janë “kundër” që ta ndërrojnë emrin me kusht që të anëtarësohen në NATO, ndërkaq 76.3% e shqiptarëve janë ‘për’ ndërrimin e emrit që Maqedonia të anëtarësohet në NATO.

Rezultatet nga ky hulumtim janë marrë në kuadër të të gjithë vlerësimit të Brima. Mundësia për gabim arrinë +/-2.82% në nivel të besueshmërisë nga 95%. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat