LR-PDSH: Veprat artistike dhe kombëtare na obligojnë që të kujtojmë aktorin Nuredini

Maqedonia

LR-PDSH: Veprat artistike dhe kombëtare na obligojnë që të kujtojmë aktorin Nuredini

Më: 16 janar 2017 Në ora: 23:38
LR-PDSH

Me rastin e vdekjes së aktorit të madh, Sefedin Nuredini, LR-PDSH ka kujtuar veprën e artistit të madh Sefedin Nuredini, i cili dje ndërroi jetë.

“Departamenti i Kulturës i LR-PDSH me shumë dhimbje dhe trishtim morëm lajmin e vdekjes së aktorit të madh të skenës, filmit dhe kombit, Sefedin Nuredini. Ky kolos i skenës shqiptare ndërroi jetë, por pas vetes la shumë vepra artistike , por edhe kombëtare. Përveç roleve antologjike të dhënë skenës së Teatrit Shqiptar, Prometheu, Hamleti etj., Sefedin Nuredini ka dhënë edhe shumë në rrafshin e themelimit të institucioneve kombëtare në Maqedoni. Ishte njëri nga themeluesit e Fakultetit të Artit të Dramës në USHT dhe profesori i parë në këtë fakultet, nëpër duar e tij kaluan disa gjenerata aktorësh tani më të suksesshëm. Ishte njëri nga iniciatorët e themelimit të Teatrit të Tetovës dhe Teatrit të Kumanovës. Këto vepra artistike dhe kombëtare na obligojnë që të kujtojmë me mall dhe krenari këtë njeri të madh të artit dhe kombit

Të qoftë dheu i lehtë Hamlet, Promethe, Sefo…”, shkruan në kumtesën e partisë.

Aktori Nuredini u varros dje nën praninë e shumë artdashësve dhe kolegëve të tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat