Llazopore ka më tepër dëborë, kurse Mavrova është më e ftohtë

Maqedonia

Llazopore ka më tepër dëborë, kurse Mavrova është më e ftohtë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 09:50
Ilustrim

Maqedonia vazhdon të jetë e ”pushtuar” nga të reshurat e dëborës. Në njërën anë, kjo konsiderohet pozitive nga qytetarët, por nga ana qetër dëbora shkakton probleme tjera, sidomos në komunikacion.

Më së shumëti dëborë ka rënë në Llazaropole, 71 cm, kurse më ftohtë ka qenë në Mavrovë, ku temperatura ishte -8°C në mëngjesin e sotëm.

Në mavrovë dëbora arriti në 64 cm, në Pozhoran, 41 cm, 29 cm në Berovë, 28 cm në Gjurishtë, 25 cm në Tetovë, 22 cm në Krushevë, 19 cm në Manastir, 18 cm në Strumicë, 15 cm në Petrovec, 14 cm në Shkup, 12 cm në Kriva pallankë, 11 cm në Topollçan.

Krusheva, Llazaropole dhe Berova janë gdhirë në tempreraturë prej -5°C, Pozharani me -4°C, pastaj Petrova, Gjurishtja, Tetova dhe Topollçani me -3°C, Kriva Pallanka, Kumanova, Strumica, Manastiri, Shkupi, Prilepi, Petroveci, me -2°C, Demir Kapia kishte temperaturë prej -1°C, kurse Shtipi, Dojrani, Ohri, Gjevgjelia dhe Vinica regjistruan 0°C temperaturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat