VMRO-DPMNE ja çka ofron për BDI për koalicionim

Maqedonia

VMRO-DPMNE ja çka ofron për BDI për koalicionim

Më: 17 janar 2017 Në ora: 10:13
Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti

Postet e kryetarit të Parlamentit, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Brendshme dhe drejtori të rëndësishme janë në pakon e ofertës së VMRO-DPMNE për BDI. Kjo bëhet e ditur për INA nga burime të partisë së Nikolla Gruevskit, të cilët theksojnë se janë të hapur për të biseduar për të gjitha postet e larta që kanë përgjegjësi dhe që për herë të parë mund të ulen kuadro të BDI-së. “Po jemi të hapur për të diskutuar për të gjitha çështjet. Por gjithçka është jozyrtare”, theksojnë.

Përveç kësaj është e hapur edhe çështja e diskutimit të pikave të platformës, sidomos për përdorimin e gjuhës shqipe, ku pranohet zgjerimi i përdorimit të saj, por sërish jo në nivel të shtetit. Edhe pikat e tjera të marrëveshjes janë të hapura, përveç Prokurorisë Speciale, për të cilën çështje VMRO-DPMNE nuk dëshiron të diskutojë dhe ti zgjatet mandati i saj për hetime. Dy partitë kanë dhënë sinjale se së shpejti do të nisin bisedimet, edhe ate gjatë kësaj javës, por duke mos dhënë detaje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat