Ahmeti përkujton Gjergj Kastriotin dhe vëllëzërit Gërvalla

Maqedonia

Ahmeti përkujton Gjergj Kastriotin dhe vëllëzërit Gërvalla

Nga: Bota Sot Më: 17 janar 2017 Në ora: 11:19
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimit në Facebook ka përkujtuar heroin Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla.

 “Sot përkujtojmë më të madhin e kombit, frymëzimin e gjeneratave të tëra, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë.

Para 35 viteve, 17 janari i ftohtë na la edhe pa atdhetarët dhe lajmëtarët e lirisë Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla.

Lavdi të gjithë të rënëve për atdhe!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat