"Deklarata e Selës për formimin e parlamentit të shqiptarëve në Maqedoni është jo reale"

Maqedonia

"Deklarata e Selës për formimin e parlamentit të shqiptarëve në Maqedoni është jo reale"

Më: 17 janar 2017 Në ora: 12:34
Ziadin Sela

Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët, pak më parë ka thënë se maqedonasit nuk e votojnë ligjin e gjuhës shqipe që ajo të jetë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë, atëherë do e zyrtarizojmë vetë në një parlament shqiptar këtu në Maqedoni.

"Në qoftë se një ditë shqiptarët do e lëshojnë atë parlament, nuk duhet të kthehen më atje. Por, do duhet të mblidhen dhe ta formojnë parlamentin e tyre këtu në Maqedoni", ka thënë Sela.

Por, ekpsertët juridik e kanë vlerësuar si jo reale dhe në kundërshtim të kushtetutës së Maqedonisë, transmeton "Zhurnal". 

Profesori universitar, Mersim Maksuti, ka thënë se rregullimi shtetëror i Maqedonisë nuk lejon që të formohet një parlament të dytë dhe përbërje tjetër të parlamentit. 

"Kushtetuta nuk lejon me këtë rregullim shtetëror Parlament të dytë dhe përbërje tjetër të Parlamentit pa u ndryshuar", ka deklaruar profesori universitar Mersim Maksuti.

Nga ana tjetër magjistri i shkencave juridike, Andrej Bozhinovski shprehet se gjuha shqipe është zyrtare në Republikën e Maqedonisë ku sipas marrëveshjes së Ohrit dhe amandamenteve që u shtuan në kushtetutë, gjuha shqipe flitet aty ku 25% e pestarëve të entniteteve të cilët nuk janë shumicë. 

"Gjuha shqipe në Republikën e Maqedonisë është zyrtare si ajo maqedone, sipas marrëveshjes së Ohrit dhe ndryshimeve të kushtetutës dhe amandamenteve që ishin shtuar gjuha shqipe flitet aty ku 25% e pjestarëve të etnitetit që nuk janë shumicë faktikisht etniteti shqiptarë", ka thënë Bozhinovski duke shtuar se deklarata e Selës nuk është aspak reale dhe ajo është anti-kushtetuese sepse Maqedonia është shtet unitar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat