Komisioni i letrave me vlerë të RM-së emëron anëtarët e rinj të ‘KB Publikum Invest’ SHA Shkup

Maqedonia

Komisioni i letrave me vlerë të RM-së emëron anëtarët e rinj të ‘KB Publikum Invest’ SHA Shkup

Më: 17 janar 2017 Në ora: 12:39
Ilustrim

Komisioni për letrat me vlerë të Republikës së Maqedonisë në seancën 105 dha pajtim që Goran Markovski të emërohet anëtar kryesor ekzekutiv i Bordit të drejtorëve të Shoqatës për menaxhim me fondet investuese ‘KB Publikum Invest’ SHA Shkup, kurse Andrej Pullejkov të jetë anëtar i Shoqatës së njëjtë.

Siç kumtoi sot Komisioni për letra me vlerë, mandati i dy drejtorëve është katër vjet dhe zgjatë deri më 15 dhjetor të vitit 2020.

‘Shoqata për menaxhim me fonde investuese ‘KB Publikum Invest’ SHA Shkup menaxhon me tre fonde të hapura investuese edhe atë: KB Publikum-Para, KB Publikum-Balancim dhe KB Publikum-Bono. Goran Markovski dhe Andrej Pulejkov edhe deri më tani e kanë kryer këtë funksion’, theksohet në kumtesën nga Komisioni për letrat me vlerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat