LSDM-ja: Sa është pasuria e Gruevskit dhe Mijallkovit

Maqedonia

LSDM-ja: Sa është pasuria e Gruevskit dhe Mijallkovit

Më: 17 janar 2017 Në ora: 15:02
LSDM

Lidhja Social Demokrate ka reaguar në lidhje me shpalljen e listës së afaristëve botërorë nga ana e revistës së njohur ”Forbes”, ku është përfshirë edhe Maqedonia.

Sipas kësaj partie, përfshirja e Orce Kamçevit në Forbes tregon më së miri se ku kanë përfunduar paratë e qytetarëve.

LSDM-ja pyet se nëse Kaçevi ka një pasuri prej 238 milionë euro, atëherë sa është pasuria e Gruevskit dhe Mijallkovit. Më tej, kjo parti thotë se vetëm një firmë, ku aksioner është Kamçevi, ka fituar 7 tendera me vlerë prej 55 milionë euro në projektin ”Shkupi 2014”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat