Dellçeva përgatit strategji për përfshirje shoqërore të grave dhe të rinjve

Maqedonia

Dellçeva përgatit strategji për përfshirje shoqërore të grave dhe të rinjve

Më: 17 janar 2017 Në ora: 15:06
Dellçeva

Dellçeva do të përpilojë strategji për përfshirje shoqërore të grave dhe të rinjve në kuadër të projektit Platforma Aktive e Maqedonisë për përfshirje shoqërore.

Suzana Petrovska, bashkërenduese lokale e Komunës së Dellçevës theksoi se me këtë projekt do të kontribuohet në zgjidhjen e përbashkët të problemeve konkrete lokale që i prek këto dy grupe.

Përpilimi i strategjisë financohet me IPA fonde për zhvillim të burimeve njerëzore, ndërkaq parashihet që 18 komuna të krijojnë strategji lokale për përfshirje shoqërore të grave dhe të rinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat