Peticion për heqjen e pikave të pagesës rrugore në Maqedoni

Maqedonia

Peticion për heqjen e pikave të pagesës rrugore në Maqedoni

Më: 17 janar 2017 Në ora: 15:11
Ilustrim

Në online platformën “change” është ngritur një peticion për shfuqizimin e pikëpagesave në Maqedoni e cila deri më tash ka rreth 1.000 nënshkrues, ndërkaq kërkesa do të dorëzohet te Agjencia për rrugë shtetërore.

“Shuqizimi i pikëpagesave dhe aplikimi i 'vinjetës' do ta lehtësonte lëvizjen në rrugët e Maqedonisë. Gjithashtu, në mënyrë drastike do të ulej rrëmuja para pikëpagesave, sidomos në kohën kur në vend tranzitojnë turistë. Rrugët lokale do të lehtësohen nga automjetet me ngarkesë, të cilët frekuentojnë këto rrugë duke u ikur pikëpagesave.  Ndërkaq, të punësuarit do të duhej të shpërndahen si kontrollorë dhe shitës të “vinjetave”, është ideja e peticionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat