Komuna Qendër: Janë realizuar mbi 220 projekte për tre vite

Maqedonia

Komuna Qendër: Janë realizuar mbi 220 projekte për tre vite

Më: 17 janar 2017 Në ora: 18:34
Komuna Qendër

Komuna Qendër përmes një kumtese me shkrim ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të Jordan Ristevskit nga OBRM-PDUKM-ja, i cili tha se Andrej Zhernovski për asfaltimin e dy rrugëve ka shpenzuar 1,2 milionë euro.

Në reagimin e Komunës Qendër, thuhet se në këtë komunë kushtet për parashkollorët janë më të mira të mundshme dhe se janë rikonstruar 30 rrugë dhe janë hapur rreth 50 mijë metër katrorë hapësirë e gjelbërt.

Ndërsa në lidhje me gazifikimin, nga Qendra thonë se komunat nuk mund vetë të formojnë ndërmarrje për gazifikim. Sipas tyre vetëm Bashkia e Shkupit mund ta bëjë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat