Walker jep mesazh për partitë shqiptare në Maqedoni

Maqedonia

Walker jep mesazh për partitë shqiptare në Maqedoni

Më: 17 janar 2017 Në ora: 20:42
Takimi i Walker me partitë shqiptare në Maqedoni

Ish ambasadaori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, në orët e pasditës në Tetovë ka takuar përfaqësues të partive politike shqiptare në Maqedoni. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, kreu i LR-PDSH-së, Zijadin Sela dhe Azem Sadiku nga partia Demokratike Shqiptare. Pas këtij takimi, ish-ambasadori Walker, tha se qëllimi i vizitës është që të shoh të gjitha partitë të bashkuara.

“Kam qëndruar për të marrë infomacione për situatën politike në Maqedoni, ju e dini se unë gjatë kohës së luftës në Kosovë kam qëndruar disa muaj në Maqedoni. Por unë di shumë pak për Maqedoninë dhe shqiptarët që jetojnë këtu, dhe jam takuar edhe me përfaqësues të partive politike për të parë se çka ndodh. Mesazhi im është që të jenë të bashkuar, të punoni bashkërisht. U kam dhënë disa sugjerime, u kam dhënë kohë që t’i lexojnë dhe të japin edhe ato sugjerime dhe atëherë mund të jap përgjigje më të hollësishme”, tha pas takimit ambasadori Walker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat