Do të zgjerohet kapaciteti për akomodim të të pastrehëve në Momin Potok

Maqedonia

Do të zgjerohet kapaciteti për akomodim të të pastrehëve në Momin Potok

Më: 18 janar 2017 Në ora: 13:38
Ilustrim

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski do t’i propozojë Këshillit të Qytetit që dy milionë denarët e parapara për kremtimin e Vitit të Ri të dedikohen për zgjerim të kapacitetit për akomodim të të pastrehëve në pikën Momin Potok.

‘Në seancën e ardhshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit do të propozojë që mjetet në vlerë prej dy milionë denarë të cilat ishin të parapara për festimin e Vitit të Ri në qytet t’i dedikojmë për zgjerim të kapacitetit për akomodimi8n e të pastrehëve në pikën Momin Potok’, tha Trajanovski gjatë vizitës në Pikën dhe Strehimoren për të pastrehët në Momin Potok.

Të pastehët mund ta thirrin ekipin nga Pika në numrin e telefonit 3139 578 në Drejtorinë e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, njofton AIM.

Shpenzimet e përgjithshme për funksionim të pikës në nivel vjetor janë një milion e shtatëqind mijë denarë, prej të cilave pesëqind mijë i siguron Qyteti i Shkupit, ndërsa të tjerat sigurohen nga buxheti i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, si dhe nga donatorë tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat