Gjykata e lartë pranon tre ankesa kundër gjykatësit Vlladimir Pançevski

Maqedonia

Gjykata e lartë pranon tre ankesa kundër gjykatësit Vlladimir Pançevski

Më: 18 janar 2017 Në ora: 13:42
Gjykata e lartë

Gjykata e lartë e Maqedonisë e ka pranuar ankesën e tre të punësuarve në Gjykatën themelore Shkupi 1, kundër ish-kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski.

Ai akuzohet se në mënyrë joligjore ka kryer emërime në administratën e re gjyqësore. Pançevski e ka emëruar Roza Kavazovën, e cila ”nuk i plotëson kushtet e parapara me ligj”, por ka vazhduar me intervistat, ku është paraqitur edhe kandidatja e përmendur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat