Kasami: Ahmeti është i njëjtë si Gruevski

Maqedonia

Kasami: Ahmeti është i njëjtë si Gruevski

Më: 18 janar 2017 Në ora: 14:54
Bilall Kasami

Nikolla Gruevski nuk ka legjitimitet jo vetëm për të qenë kryeministër, por edhe për çfarëdo funksioni tjetër, përderisa nuk pastrohet rasti i tij para Prokurorisë Speciale Publike, kështu është deklaruar kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në intervistën e A1on.

Në intervistë Kasami ka folur rreth mundësisë së formimit të qeverisë në mes Ahmetit dhe Gruevskit, mundësinë e manipulimit me kërkesat në platformë, çfarë nëse Gruevski zgjidhet kryeminitër dhe nëse Gruevski tërësisht duhet të hiqet nga skena politike, mundësinë e Lëvizjes Besa si pjesë e koalicionit me Zaevin dhe Ahmetin dhe rastet e montuara politike.

Në pyetjen: Do të hyni në Qeveri me Zaevin dhe Ahmetin, Kasami është përgjigjur:

‘Për ne si BESA, aq sa është fajtorë Nikolla Gruevski për situatën në të cilën gjendet Republika e Maqedonisë, aq më shumë është fajtorë edhe Ahmeti, kështu që ne kemi treguar qartë se nuk do të hyjmë në asnjë kombinim, në asnjë Qeveri në të cilën jan njerëz të inkriminuar dhe për të cilët ka procedura nga PSP, ose për të cilët janë ngritur akuza. Për ne në pozicionin e njëjtë është edhe Ahmeti edhe Gruevski’, ka theksuar Kasami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat