Fshatrat malor mbeten ende të bllokuara nga bora

Maqedonia

Fshatrat malor mbeten ende të bllokuara nga bora

Më: 18 janar 2017 Në ora: 16:26
Ilustrim

Shumë fshatra malor të Maqedonisë vazhdojnë të jenë të bllokuar nga reshjet e vazhdueshme të borës.

Nga Qendra për menaxhim më kriza thonë se në numrin 195 nuk ka pasur paraqitje të rasteve të jashtëzakonshme por vetëm ankesa dhe kërkesa për hapjen dhe pastrimin e rrugëve.

Nga ky institucion gjithashtu bëjnë të ditur se për momentin tërësisht të bllokuar janë disa fshatra të Komunës Kriva Pallankë, Mavrovë Rostushë , Llazaropole dhe Galiçnik. Ndërkohë lidhur me fshatrat Gushincë,  Malinë, Brezë dhe Tanushë nga Qendra për menaxhim me kriza thonë se një pjesë e rrugës është e kalueshme vetem me makina terreni.

Edhe nga ndërmarrja publike “Makedonija Pat” thonë se ekipet e tyre prej në mëngjes janë duke punuar në hapjen e rrugëve drejt fshatrave të Malësisë së Karadakut.

“Në drejtimin rrugor Brodec- Tanushë, për momentin një makinë ndërtimi po punon në pastrimin e borës pikërisht në pjesën kryesore. Pasi ta pastrojnë pjesën kryesore do të transferohen edhe në këto pjesë për të mundësuar hapjen e rrugëve drejt fshatrave të lartpërmendur. Punimet kanë filluar dhe pritet që gjatë ditës së sotme ose ditës së nesërme rrugët të hapen”. tha Borçe Savxheski, “Makedonija Pat”.

Ndërkohë, nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë se reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme me një intensitet më të lartë, veçanërisht në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat