Veljanovski: Katica Janeva solli edhe një vendim të turpshëm për ta shpëtuar Zaevin

Maqedonia

Veljanovski: Katica Janeva solli edhe një vendim të turpshëm për ta shpëtuar Zaevin

Më: 18 janar 2017 Në ora: 18:47
Trajko Veljanovski

Trajko Veljanovski nga OBRM-PDUKM, vendimin e PSP-së për tërheqje nga rasti “Puç” e ka cilësuar si të turpshëm dhe si vendim për ta shpëtuar Zoran Zaevin.

“Katica Janeva solli edhe një vendim të turpshëm dhe të palogjikshëm që ta shpëtojë mbrojtësin e saj, Zoran Zaev. PSP-ja është organ partiak e LSDM-së dhe Sorosit. Janeva nuk është prokurore që punon e pavarur dhe në përputhje me ligjin, por sipas urdhrave të Zoran Zaev dhe të huajve. Këto tanimë janë fakte që të gjithë i dinë. Prej sot PSP dhe ekipi i saj kanë marrë një rol të ri, ata do të mbrojnë kriminelët në vendin tonë”, deklaroi mes tjerash Veljanovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat