Reagon Komuna Qendër në lidhje me akuzat për shkollën në Kapishtec

Maqedonia

Reagon Komuna Qendër në lidhje me akuzat për shkollën në Kapishtec

Më: 18 janar 2017 Në ora: 19:17
Komuna e Qendrës

Komuna e Qendrës përmes një komunikate ka reaguar ndaj akuzave të sotme të këshilltarit të OBRM-PDUKM-së, Jordan Risteski, se ende nuk është ndërtuar shkolla në Kapishtec.

Në reagim vlerësohet se konferenca për shtyp e OBRM-PDUKM-së mbahen që personalisht të ofendohet kryetari i komunës Andrej Zhernovski.

“Pa qëllim është më tu japim përgjigje gënjeshtrave dhe ofendimeve të këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së. Ristevskit i parashtrojmë vetëm një pyetje: Nëse gjithçka ka qenë gati për shkollë të re dhe kopsht të ri nga ana e OBRM-PDUKM-së pse gjithë ato 13 vite nuk e ndërtuan?”, thuhet në reagimin e Komunës Qendër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat