Dashtevski: PSP-ja është nën ndikim direkt të LSDM-së

Maqedonia

Dashtevski: PSP-ja është nën ndikim direkt të LSDM-së

Më: 18 janar 2017 Në ora: 19:48
Analisti Aleksandar Dashtevski

Analisti Aleksandar Dashtevski në një intervistë për TV Nova, duke folur për vendimin e PSP-së që të heqë dorë nga rasti “Puç” tha se PSP-ja është nën ndikim direkt të LSDM-së dhe sipas tij, vetëm funksionarët e OBRM-PDUKM-së po ndiqen penalisht.

“E gjithë kriza ka filluar me vlerësimet nga ana e Zoran Zaevit, i cili kërkoi dorëheqje nga kryeministri Nikolla Gruevski, në të kundërtën do të vazhdojë me publikimin e bombave. Gjithë kriza politike dhe gjithë punët që ndodhën këtyre ditëve janë për shkak të rastit “Puç””, tha mes tjerash Dashtevski.

Ai gjithashtu tha se PSP-ja asnjëherë nuk ka dëshmuar se është organ që punon sipas Kushtetutës dhe ligjit, për shkak se sipas tij vetëm funksionarët e OBRM-PDUKM-së po ndiqen penalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat