Ivanov dorrëhiqet 1 ditë para se mandatarit Gruevski ti skadojë afati për formimin e qeverisë?!

Maqedonia

Ivanov dorrëhiqet 1 ditë para se mandatarit Gruevski ti skadojë afati për formimin e qeverisë?!

Më: 19 janar 2017 Në ora: 00:55
Gjorgje Ivanov dhe Nikolla Gruevski

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i dha mandatin për formimin e qeverisë Nikolla Gruevskit të VMRO-së, për një afat kohor prej 20 ditëve siç e parashikon kushtetuta dhe në rast të mos arritjes të koalicionimit me ndonjë parti që do formonte shumicën e nevojshme për qeverisje, po i njejti, presidenti, mandatin duhet ta kalon tek partia e dytë më e madhe në vend, që në rastin konkret është LSDM-ja.

Në rast se VMRO nuk do arrijë të bindë partitë shqiptare për formimin e koalicionit dhe ligjërisht e drejta për bisedime dhe mandatin për formim qeverie duhet ta mer LSDM-ja, në këtë rast presidenti i shtetit pritet të japë dorrëheqje dhe LSDM do ngelet pa mandat, për arsye se mandatin për formimin e qeverisë e jep vetëm presidenti i shtetit.

Nëse një skenar i këtillë ndodh, ditën kur VMRO-së do i skadojë afati për formimin e qeverisë, shteti pritet të hyjë në krizë të re, pasi do të ngelet pa president dhe pa qeveri deri në zgjedhjet e ardhëshme që do mund të jenë lokale dhe presidenciale bashkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat