Zbatohen ndalesa të qarkullimit të automjeteve të rënda në disa akse rrugore të Maqedonisë

Maqedonia

Zbatohen ndalesa të qarkullimit të automjeteve të rënda në disa akse rrugore të Maqedonisë

Më: 19 janar 2017 Në ora: 10:13
Ilustrim

Reshjet e dëborës vazhdojnë të shkaktojnë vështirësi në komunikacionin rrugor në Maqedoni. Si rezultat, ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda vazhdimisht shpallen për disa akse rrugore në vend.

Magjistraja Shkup – Bllacë, është përfshirë në hartën e zbatimit të ndalesës së qarkullimit të automjeteve të rënda. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë bën të ditur se ndalesa për automjete të rënda ka edhe në Strazhë, Gjavatë, Mavrovë dhe drejtimin rrugor Vallandovë – Dojran.

Ndalesa është hequr për Pletvar dhe Presekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat