Mot më i ngrohtë dhe me diell gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni

Maqedonia

Mot më i ngrohtë dhe me diell gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni

Më: 19 janar 2017 Në ora: 12:02
Ilustrim

Maqedonia në dy javët e kaluara është kapluar nga moti i ftohtë dhe të reshura të mëdha të borës që e bllokuan komunikacionin nëpër rrugët e qyteteve dhe rrugët që lidhin vendbanimet.

Disa fshatra të malësisë së Tetovës dhe të Karadakut ishin të bllokuara për disa ditë.

Nesër (E premte) moti do të jetë me diell me me mjegulla. Temperaturat ditore do të lëvizin nga -11 deri në 0 °C.

Për fundjavë moti do të jetë me diell dhe me mjegulla në mëngjes dhe në mbrëmje. Temperaturat të shtunën do të lëvizin nga -10 deri më 1°C. Ndërsa, të dielën temperaturat do të lëvizin nga -9 deri në 0°C.

Temperatura më e ulët për javën e ardhshme do të jetë -12°C që do të shënohet të mërkurën gjatë natës.

Temperatura më e ngrohtë do të jetë të martën gjatë ditës që do të ngritet deri në 2°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat