Arnaudova: Raporti i ‘Transparency International’ ka motive politike

Maqedonia

Arnaudova: Raporti i ‘Transparency International’ ka motive politike

Më: 19 janar 2017 Në ora: 13:07
Drejtoresha e Akedemisë për gjykatës dhe Prokurorë publik, Aneta Arnaudova

Drejtoresha e Akedemisë për gjykatës dhe Prokurorë publik, Aneta Arnaudova, e ftuar në TV Nova, ka theksuar se raporti i ‘Transparency International’ është e motivuar politikisht e cila ka me bollëk të dhëna të pasakta dhe joobjektive.

‘Krejtësisht befason toni negativ me të cilën ka me bollëk ky raport i ‘Transparency International’. Vlerësok se nuk ka nevojë diçka të tillë. Veçanërisht është simptomatike çka ky raport është publikuar në tetor, kurse prej atëherë ‘Transparency International’ nuk ka reaguar me asnjë fjalë dhe analizë të raportit të vetëm dhe gjendja në lidhje me rekomandimet, kurse tani shfrytëzohen në një momemt politik kur duhet të formohet Qeveria në Republikën e Maqedonisë për të dhënë komunikatë të njëanshme dhe të ngjyrosur’, potencon Arnaudova.

Ajo më tej shton se, komunikata të tilla janë qesharake dhe krijon perceptimin se sistemi në Maqedoni nuk funksionin dhe se institucionet e sistemit janë jofunksionale, çka nuk është e vërtetë.

Dje Telegrafi Maqedoni njoftoi se ‘Transparency International’ në raportin e GRECO ka pasur vlerësime negative për Maqedoninë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat