Policia Financiare: Në Gostivar nuk kemi kontrolluar me urdhëra partiake

Maqedonia

Policia Financiare: Në Gostivar nuk kemi kontrolluar me urdhëra partiake

Më: 19 janar 2017 Në ora: 15:05
Policia Financiare

Drejtoria e Policisë Financiare demanton pohimet për gjoja veprim në bazë të ndonjë urdhëri politik partiak në lidhje me kontrollin e kryer të mërkurën në komunën e Gostivarit.

”Drejtoria e Policisë Financiare vepron sipas urdhërave të prokurorit përgjegjës publik nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për shkak të dyshimeve për vepër penale ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe përgjegjësive’ në procedurat e zbatimit të prokurimit publik”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Njiherit, kjo polici dënon të gjitha tentimet për partizim të rastit në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat