“Ahmeti dhe Gruevski takohen për të koordinuar zgjedhje të reja”

Maqedonia

“Ahmeti dhe Gruevski takohen për të koordinuar zgjedhje të reja”

Më: 19 janar 2017 Në ora: 19:49
Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti

Njohësit e rrethanave politike kanë qëndrime të ndryshme rreth takimit të mbrëmshëm ndërmjet liderëve të OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti. Eksperti politik, Bashkim Bakiu, vlerëson se pas atij takimi qëndron një lloj taktike ose strategjie për fillim të një koalicion të mundshëm ose marrëveshje të fshehur.

“Kushtimisht e shoh si një përqendrim deri tek liderët. Ndoshta në prapavijë veç më punojnë, apo realizohen takime mes grupeve punuese, kurdo që të ekzistojë vullnet për formimin e Qeverisë, këto grupe punuese duhet të dalin në sipërfaqe”, deklaroi analisti Bashkim Bakiu.

Ndërkohë, analisti Sasho Ordanovski thotë se Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski nuk mund të bëjnë Qeveri bashkë, ndërsa supozon se tema e vetme për të cilën kanë biseduar këta dy liderë në takimin e mbrëmshëm ka qenë organizimi i zgjedhjeve të reja.

Sipas tij, Qeveria mes BDI dhe OBRM-PDUKM-së është e pamundur sepse BDI-ja nuk ka mjaftueshëm deputetë që do të pajtoheshin që edhe pas këtyre rezultateve zgjedhore, por edhe gjithë sjellja e VMRO-së drejt shqiptarëve, të bëjnë sërish koalicion me këtë parti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat