Milloshoski: Kanë filluar bisedimet mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së për Qeverinë e re

Maqedonia

Milloshoski: Kanë filluar bisedimet mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së për Qeverinë e re

Më: 19 janar 2017 Në ora: 20:18
Antonio Milloshoski

Antonio Milloshoski në një konferencë për shtyp, vërtetoi se me takimin e djeshëm të liderëve të Ahmeti dhe Gruevski kanë filluar bisedimet për formimin e Qeverisë së re. Por ai tha se qëndrimet e partisë së tij janë të pandryshueshme në lidhje me dygjuhësinë në gjithë territorin e Maqedonisë dhe vazhdimin e mandatit të PSP-së.

Ndërsa nga ana tjetër nga BDI thonë se pa u përmbushur parakushtet e tyre, gjegjësisht zbatimi i dygjuhësisë dhe vazhdimin e mandatit të PSP-së, nuk do të pranojnë marrëveshje për formimin e Qeverisë së re.

Nga këto premtime të kundërta të dy partive që kanë qenë një kohë të gjatë në koalicion, po bëhet gjithnjë e më e vështirë formimi i Qeverisë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat