Kostov: Ivanov të mos e mandatojë Zaevin

Maqedonia

Kostov: Ivanov të mos e mandatojë Zaevin

Më: 19 janar 2017 Në ora: 20:41
Analisti Sotir Kostov

Analisti Sotir Kostov i pyetur nga televizioni Alsat-M për vendimin e PSP-së, që të tërhiqet nga rasti “Puç” në të cilin akuzohet Zoran Zaev, tha se presidenti Ivanov nuk duhet ta mandatojë Zoran Zaevin nëse dështon Nikolla Gruevski në formimin e Qverisë. Sipas tij, një herë Ivanov e fali Zaevin dhe tani me vendimin e PSP-së ai është falur për të dytën herë.

“Po të isha unë presidenti i shtetit dhe nëse mandatari Nikola Gruevski, them hipotetikisht nëse ai nuk arrin të formoj Qeveri, unë do isha menduar nëse do ia jepja mandatit Zoran Zaevit. Ja përse. Le të jetë traditë që mandati t’i jepet partisë së dytë politike sipas mandateve, por Zoran Zaevi është falur njëherë nga presidenti i shtetit dhe tani është falur për herë të dytë, vini re, kjo nuk është për shpifje apo ku e di çfarë, por për vepër ndaj shtetit”, deklaroi analisti Kostov për Alsat-M.

Ndërsa profesori universitar Mersel Bilalli mendon të kundërtën. Ai vlerëson se tërheqja e aktakuzës për rastin “Puçi” nuk do të ketë pasoja në skenën politike pasi të gjitha hapat e Katica Janevës hasin në kritika nga OBRM-PDUKM-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat