Potenciali turistik i Maqedonisë prezentohet në një konferencë në Londër

Maqedonia

Potenciali turistik i Maqedonisë prezentohet në një konferencë në Londër

Më: 19 janar 2017 Në ora: 22:14
Pamje nga konferenca

Me numrin 19 në Londër, në qendrën e konferencave “Olimpia”, Maqedonia u prezentua për turizmin aktiv dhe biznes me oferta të cilat i ka përgatitur Agjencia për promovim dhe ndihmë të turizmit në Maqedoni, në mënyrë speciale për këtë ngjarje.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm rreth 200 pjesëmarrës: ekspozues, operatorë turistikë dhe media të cilët diskutuan për sfidat dhe trendet në këtë rritje të shpejtë të turizmit.

Turizmi aktiv në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më atraktiv, veçanërisht në konferencat rajonale të cilat janë mbajtur në Ohër, ku 300 delegatë kanë pasur mundësinë të njihen me bukuritë e Maqedonisë.

Në tendën me numër 19 në konferencën e sotme, përkrah projekteve në të cilat ka punuar Agjencia për promovim të turizmit janë prezentuar edhe aktorët tjerë ekonomik të Maqedonisë, shtegjet malore për biçikletë dhe alpinizëm.

Interes për të viztuar Maqedoninë kanë treguar 13 ekipe britanike, të cilët do ta përfshijnë Maqedoninë në programin e tyre gjatë verës së vitit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat