Kacafytje mes nënkryetarit të PDSH dhe Alajdin Demirit!

Maqedonia

Kacafytje mes nënkryetarit të PDSH dhe Alajdin Demirit!

Më: 20 janar 2017 Në ora: 11:08
Alajdin Demiri dhe Bardhyl Dauti

Zgjedhjet në PDSH që po komentohen ditëve të fundit kanë nxjerrë në sipërfaqe një përplasje në distancë, midis analistit apo ish-ambasadorit Alajdin Demiri dhe nënkryetarit e deputetit të PDSH-së, Bardhyl Dauti.

Demiri që ka pranuar se ende është pjesë e LR-PDSH vlerëson se reformimi i PDSH është i domosdoshëm por shprehet skeptik se Menduh Thaçi do të largohet nga partia.

”Rezultatet e fundit të zgjedhjeve në një mënyrë e ç’bëjnë PDSH-në dhe tash do të jetë ajo pjesë e mbijetesës, a do të mund të mbijetojë. Tërheqja e Thaçit, mendoj se ajo ishte një moment i dobësisë, kur ai deklaroi se do të tërhiqet në realitet ajo do të jetë një tërheqje strategjike, ku realisht ai përsëri do ta udhëheqë partinë, por formalisht do të venë dikën që do të bëhet lider njeri që do të telekomandohet”, theksoi Demiri.

Por për këtë ka reaguar deputeti dhe nënkryetari i PDSH-së, Bardhyl Dauti.

“Nga sa kam mundur te shoh e te degjoj koheve te fundit, them qe e njoh jashtezakonisht mire trajektoren e te berit te profesionit te analistit. Shkurt, duhet te jesh politikan i deshtuar, apo te kesh veprimtari te mehershme te deshtuar, thuaj, ambasador i deshtuar apo kryetar komune i deshtuar, qe te plotesosh kushtin e berjes se analistit. Te tille jane keta, qe paraqiten si doktore te shkencave te paqena, me tituj kontestues te pajisur ne moshen 50 vjecare”, thekson Dauti.

Sipas tij, kjo që e thotë për këta persona që i quan  deshtak nuk eshte ofendim, por vetem konstatim, sepse ofendimi presupozon qe deshtaket e vetequajtur analiste, te kene dinjitet.

“Prandaj, nuk mund te kene luksin qe ti ofendoj, pasi deshtaket asnjehere nuk pritet te kene dinjitet. CV-te e tyre te padinjitetshme numerojne me shume deshtime sesa suksese, rrjedhimisht nuk meritojne ofendim e koment, por vetem konstatim.
Te tille “analiste”-deshtake, qe defilojne koheve te fundit ne media, jane ne funksion te djallit, ne funksion te demtimit te PDSH-se. Por, PDSH ka djemte e vajzat me te mire te kombit shqiptar ne Maqedoni (Jo te kombesise apo popullsise shqiptare , ashtu sic doni Ju ta quani kete pjese shqiptarie ne Maqedoni). Prandaj, kure nuk do te mund ta demtoni imazhin, qendrueshmerine dhe veprimtarine tone. Vazhdojme te veprojme shume fuqishem ne betejat e rradhes!”, theksoi deputeti i PDSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat