MPJ e Maqedonisë: Është e turpshme që organet shtetërore të Serbisë të na emërojnë me IRJM

Maqedonia

MPJ e Maqedonisë: Është e turpshme që organet shtetërore të Serbisë të na emërojnë me IRJM

Më: 20 janar 2017 Në ora: 12:32
Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë nëpërmjet rrugëve diplomatike kërkon korrigjim urgjent të emërimit të Republikës së Maqedonisë nga ana e organeve shtetërore të Republikës së Serbisë.

“Reagimi vjen pas paraqitjes së emërimit të Republikës së Maqedonisë me referencën Ish Republika e Jugosllavisë (IRJM), në pikë-pagesat rrugore të Republikës së Serbisë. Shfrytëzimi i referencës në vend të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë është kundër lidhjeve të vendosura diplomatike dhe duhet menjëherë të korrigjohet. Besojmë se provokimi i këtillë, i cili i ofendon ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë nuk është shprehje e fqinjësisë së mirë. Është e papërshtatshme dhe e turpshme që të emërohemi në mënyrë të ofenduar mes fqinjëve”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat