Në BDI shumica janë me Zaevin për të zgjatur pushtetin

Maqedonia

Në BDI shumica janë me Zaevin për të zgjatur pushtetin

Më: 21 janar 2017 Në ora: 10:40
Ahmeti Zaev

Shumica e kryesisë dhe funksionarëve të lartë të BDI-së janë për koalicionim me LSDM e Zoran Zaevit. Kjo pasi që me këtë parti do të zgjatej pushteti edhe më tej.

Por nga ana tjetër, analistët për portalb.mk theksojnë se dallimet në agjendat politike po e pamundësojnë përparimin e bisedimeve mes BDI-së dhe Nikolla Gruevskit, mandatarit për ta formuar Qeverinë nga VMRO-DPMNE. Kjo ka bërë që BDI të ndërrojë anë dhe të niset drejt selisë së LSDM-së për ta testuar këtë të fundit sa është e gatshme të pranojë kushtet e BDI-së.

Alajdin Demiri vlerëson se takimi me LSDM është test që duhet të verifikojë se a do t’i mbajë LSDM premtimet e veta.

“Fakti që hesht, është strategji e LSDM, që mos t’i jep shkas VMRO-së për të sulmuar. Unë mendoj se këto takime do të mund të rezultojnë me koalicion. Por, paraprakisht Gruevski duhet ta dorëzojë mandatin dhe mandati t’i dorëzohet Zoran Zaevit. Nuk përjashtohet mundësia, duke i njohur strategjitë e deritanishme të VMRO-DPMNE-së, që të përdoret prap kryetari i shtetit, i cili në këtë situatë të këtillë të delegjitimuar mund të jep dorëheqje që të mos ketë kush kujt t’i jep mandate”, deklaroi për Portalb Demiri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat