Institucionet pa asnjë reagim ndaj gjuhës së urrejtjes që u përdor në protestat e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Institucionet pa asnjë reagim ndaj gjuhës së urrejtjes që u përdor në protestat e OBRM-PDUKM-së

Më: 21 janar 2017 Në ora: 11:39
Protestat e OBRM-PDUKM-së

Asnjë institucion shtetëror deri tani nuk ka reaguar, as nuk ka ngritur padi për gjuhën e urrejtjes që u përdor në fund të viti të kaluar në protestat e OBRM-PDUKM-së, para anëtarëve të KSHZ-së.

“Nuk pres asnjë reagim nga institucionet, për shkak se gjuha e urrejtjes është prodhim i atyre që janë pjesë e institucioneve. Nuk mund të presim që ato ta dënojnë veten e tyre”, deklaroi për Dragan Antonovski nga Këshilli për Etikë në Media.

Ndërsa nga shoqata qytetare “Civil” thonë se ajo që deri tani institucionet nuk kanë reaguar është dëshmi se janë nën kontroll të fortë të pushtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat